Për ish deputetin Klevis Balliu, Kuvendi i thirrur nga Lulzim Basha në 18 dhjetor i shërben vetëm Edi Ramës, që sipas tij ka për qëllim shkatërrimin e PD dhe përccarjen e demokratëve.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Balliu thekson se PD do të bashkohet për një parti më të fortë dhe të hapur në Kuvendin e 11 dhjetorit.
“Antikuvendi i Lulzim Bashës është tubim i Edi Ramës.
Vetëm Edi Rama ka interes që Partia Demokratike të bëjë një antikuvend, ku për qëllim ka përjashtimin e demokratëve, përçarjen e demokratëve dhe shkatërrimin e PD, siç edhe tha zëdhënësja e Lul Bashës.
PD do bashkohet në një Kuvend me datë 11 Dhjetor për një PD më të fortë, më të bashkuar dhe më të hapur”, shkruan Balliu.