Ish-deputeti i Partisë Demokratike, ka komentuar sërish Kuvendin është thirrur nga Kryedemokrati Lulzim Basha.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale Balliu shprehet se antikuvendi i Lulzim Bashës është tubim i Edi Ramës. Ai shton se vetëm Rama ka interes që Partia Demokratike të bëjë një antikuvend për përçarjen e demokratëve.
Agron Shehaj verifikon firmat e delegatëve në selinë blu, telefonon dy anëtarët e PD, ja si i përgjigjen ata
Postimi i Klevis Balliut
Antikuvendi i Lulzim Bashës është tubim i Edi Ramës. Vetëm Edi Rama ka interes që Partia Demokratike të bëjë një antikuvend, ku për qëllim ka përjashtimin e demokratëve, përçarjen e demokratëve dhe shkatërrimin e PD, siç edhe tha zëdhënësja e Lul Bashës. PD do bashkohet në një Kuvend me datë 11 Dhjetor për një PD më të fortë, më të bashkuar dhe më të hapur.