Ndërron jetë nga COVID-19 vëllai i Namik Dokles

Shqipëria

Ndërron jetë nga COVID-19 vëllai i Namik Dokles

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 17:40
Namik Dokle

COVID-19 i ka marrë jetën vëllait të ish-deputetit të PS, Namik Dokle.

Ky lajm i trishtë është bërë me dije nga vetë socialisti me anë të një postimi në Facebook.

“Lamtumirë, o vëlla! Mua më dhe kurajo, por vetë nuk e përballove dot covidin e mallkuar. i përjetshëm kujtimi!”, shkruan Namik Dokle.

Kujtojmë se vetë ish-deputeti, pak kohë më parë u përball me virusin vdekjeprurës bashkë me bashkëshorten e tij, por fatmirësisht e kaloi lehtë dhe pa pasoja.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat