Thirrja e fortë e Berishës për Gazmend Bardhin dhe nënkryetarët e PD

Shqipëria

Thirrja e fortë e Berishës për Gazmend Bardhin dhe nënkryetarët e PD

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 17:48
Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje sekretarit të përgjithshëm Gazmend Bardhit dhe nënkryetarëve që të japin dorëheqjen nga postet e tyre e të mos rrinë peng i Lulzim Bashës.

Sipas tij, nëse ata vijojnë të rrinë peng i kryetarit do të bëhen pishman më vonë, ndërsa u bëri sërish thirrje demokratëve që të verifikojnë vërtetësinë e formularëve.

“I bëj thirrje sekrtarit të përgjithshëm, nën kryetarëve dhe atyre që janë të emëruar jepni dorëheqjen menjëherë mos rrini skllevër të peng Bashës se do bëheni pishman.  Firmat e juaja për thirrjen e Kuvendit Kombëtar do mbeten të shkruara në histori.

Ato janë depozituar në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD. Ju ftoj të vini në Tiranë, të merrni deputetët tuaj dhe ti verifikoni”, tha Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat