Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur sot “foltoren” e radhës në qytetin e Burrelit.
Ndyrshe nga herët e tjera, sot “foltorja” ka nisur me një minutë heshtje në nder të viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari.
“Do t’ju ftoja të mbanim 1 minutë heshtje për aksidentin e tmerrshëm që ka ndodhur sot në Bullgari”, u shpreh zëdhënësja e Berishës, Floriana Garo.
Edhe më herët, ish-kryeministri shprehu ngushëllimet për aksidentin tragjik ku humbën jetën 45 shqiptarë të Maqedonisë që po ktheheshin nga një ekskursion në Stamboll.