Berisha: Pas Beogradit qendra më armiqësore e Kosovës është Tirana, Rama vasal i Millosheviçit të dytë

Shqipëria

Berisha: Pas Beogradit qendra më armiqësore e Kosovës është Tirana, Rama vasal i Millosheviçit të dytë

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 18:07
Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur se qendra më armiqësore e Kosovës pas Beogradit është Tirana.

Në ‘Foltoren’ nga Mati, Berisha ka komentuar dhe nismën “Ballkan i Hapur”, ku u shpreh se kjo nismë sjellë konflikte në Ballkan.

Sali Berisha: Pas luftërash sakrificash të jashtëzakonshme u bënë të lirë dhe në Kosovë. Sot qendra më armiqësore ndaj saj pas Beogradit është Tirana, sepse Tiarana është përsëri në vasale e Beogradit. Ky 'Ballkan i Hapur është një aleancë që sjellë vetëm konfliktualitet, që po e çon Ballkanin e hapur drejt konfliktit.

Në Beograd një Millosheviçi i dytë tenton të bëjë Serbinë e madhe. Po përsëriten në mënyrë identike, qëndrimet e Millosheviçit para konfliktit. Por të themi atë që është, për fatin tonë të keq, Millosheviçi i ri ka për vasal Kryeministrin shqiptar. Është detyrë urgjente e demokratëve t’i tregojë vendin këtij regjimi anti-shqiptar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat