Monika Kryemadhi: Diskutuam propozimet që do t’i drejtohemi Kuvendit për buxhetin 2022

Shqipëria

Monika Kryemadhi: Diskutuam propozimet që do t’i drejtohemi Kuvendit për buxhetin 2022

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 20:45
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se sot me Komisioni e Arsimit pranë kësaj force politike kanë diskutuar për propozimet e mundshme që do t’i drejtohen Kuvendit në lidhje me buxhetin e shtetit për vitin 2022.

Me anë të një postimi në Facebook, Kryemadhi shprehet se në këto kohëra të vështira ku të rinjtë po largohen, kostot e jetesës po rriten, vizioni i përbashkët duhet të jetë edukimi sa më cilësor i brezit të ri.

Sipas Kryemadhi, arsimit duhet të kthehet në një prioritet kombëtar.

“Komisioni i arsimit pranë LSI, diskutoi sot propozimet e mundshme që do t’i drejtohen Kuvendit të Shqipërisë në lidhje me buxhetin e shtetit për vitin 2022, për ta kthyer arsimin në prioritet kombëtar. Jeta parlamentare duhet të vendoset në funksion të zgjidhjeve të prekshme për jetët e qytetarëve tanë. Në këto kohëra të vështira ku të rinjtë po largohen, kostot e jetesës po rriten, vizioni i përbashkët duhet të jetë edukimi sa më cilësor i brezit të ri, si një çelës drejt një të ardhme më të mire, për ata vetë dhe të gjithë shoqërinë tonë”,shkruan Kryemadhi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat