Meta ndez luftën/ “Ringjall fantazmën Millosheviç”, presidenti sulmon “Ballkanin e Hapur” dhe Ramën

Shqipëria

Meta ndez luftën/ “Ringjall fantazmën Millosheviç”, presidenti sulmon “Ballkanin e Hapur” dhe Ramën

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 15:04
Edi Rama, Ilir Meta

Nisma e "Ballkanit të hapur" nga Prishtina është komentuar dhe sulmuar nga Presidenti i vendit, Ilir Meta. Ky i fundit u shpreh se kjo nismë rivalizon procesin e Berlinit dhe ringjall fantazmën e Millosheviçit.

Meta shtoi gjithashtu se bashkimi nuk mund të ofrohet përmes politikës përjashtuese.

“T’i përmbahemi zbatimit të marrëveshjeve. Kjo është shumë e rëndësishme. Ka një varg “Ah sikur të bëhet edhe një mbledhje që t’i jepte fund të gjitha mbledhjeve”. Duhet t’i shmangemi çdo tentative për t’i personalizuar raportet e pazëvendësueshme Shqipëri-Kosovë. Nuk mund të jetojmë me iluzionin që ajo po shohim të ndodhë në Serbi apo Bosnje, nuk ka ndikim te ne.

Arkitektura e paqes dhe sigurisë është garancia më e mirë dhe më e sigurt për të ardhmen e vendeve tona. Duhet të jemi të vendosur për të refuzuar çdo flirt anti europian. Shqipëria do të përmbushë angazhimet e saj si vend anëtar i NATO-s. Rezerva e parë që kam për Open Balkan është parimore. Bashkimi nuk mund të ofrohet përmes politikës përjashtuese.

Prandaj është shumë e rëndësishme që të kemi në konsideratë parimet që garantojnë bashkëpunim të qëndrueshëm dhe afatgjatë. Rezerva e dytë lidhet me përpjekjet për të rivalizuar procesin e Berlinit. Ballkani i Hapur e parcelizon bashkëpunim vetëm në tre vende dhe duket sikur i jepet Serbisë kundrejt një sjellje më të balancuar në rajon. Si mundet t’u besojmë qëllimeve të mira kur ringjallet fantazma e Millosheviç”, tha Meta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat