Pse Berisha po sulmon ambasadoren Kim? Ngjela tregon gabimin e madh që po bën ish-kryeministri, paralajmëron ‘tërmet’ në nivele të larta

Shqipëria

Pse Berisha po sulmon ambasadoren Kim? Ngjela tregon gabimin e madh që po bën ish-kryeministri, paralajmëron ‘tërmet’ në nivele të larta

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 15:08
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela e cilësoi nismën “Foltorja” si ilegale, e nënvizoi se deklaratat e Sali Berishës ndaj ambasadores së SHBA, janë të gabuara.

Ngjela: Festa e Marinasve nuk ishte jubile. Situata në Shqipëri ishte e ngarkuar. Duhet të kemi parasysh se këtu përplasët interesi amerikan me atë rus, në Ballkanin perëndimor, e sidomos në Shqipëri. Ndërsa këtu kemi një lëvizje anti-amerikane. Po të dalësh kundër ambasadores, ke dalë kundër Amerikës. Legjislacioni kushtetutës i Amerikës, e konsideron ambasadorin si përfaqësues. E di Saliu që ka goditur Presidentin kur godet ambasadoren. Me siguri e di. E para, e dyta, nuk mund të pranojë dot Shqipëria lëvizje anti-amerikane. Soros që përmend ai janë budadallëqe. Berisha është non grata me familjen, për korrupsion.

Pse po e sulmon ambasadoren?

Ngjela: Të gjitha që thash unë janë fakte. Saliu është non grata me të gjithë familjen. Si i shmangeni kësaj nga analiza. Ambasadorja doli e tha që nis pastrimi i parave nga të korruptuarit. Kemi një Kushtetutë që mezi është marrë. Të gjithë deputetë, ministra, kryeministra do të kalojnë në vetting. Janë të skeduara të gjitha. Do ua marrin një për një. Kam dëgjuar politikën e lartë amerikane që ka thënë do ia kthejmë shqiptarëve, e këtë e besoj. Si qenka ambasadorja një njëri i thjeshtë i popullit? E dyta, cili ambasador amerikan ka shkuar mirë me Berishën, asnjë! Këtu jemi për interesin shqiptar, jo për atë të Saliut. Jemi të kërcënuar nga Serbia e vetëm forca amerikane na mbron. Mua nuk më duhet fare çfarë kanë bërë apo jo, dua cila është interesi shqiptar sot, bashkëpunimi i ngushtë me Amerikën. Ç’është kjo lëvizje, pse e bën? Çfarë kërkon? Ia kanë bërë të qartë që non grata e ka nxjerrë Amerika. Politika shqiptare në funksion të interesit të saj është mbështetur te Amerika. Kini parasysh një gjë, ka një ligj ekstradimi Shqipëria me Amerikën, që është futur në parlament, nuk e ka nënshkruar asnjë shtet përveç Shqipërisë. Një politikan nëse shkel ligjet amerikane ekstradohet.

Berisha i shpallur non grata nga DASH, a po e shfrytëzon këtë situatë për të përfituar apo zbutur këtë non grata?

Ngjela: Si do e bëj me lëvizje. E njihni ligjin amerikan për non grata? Nëse DASH nxjerr non grata ke një afat ligjor që këtë akt juridik duhet ta hedhësh në një gjykatë federale amerikane. Saliu e humbi afatin e çoi në Francë. Ligji thotë se në rast se të interesuarit, nuk e atakojnë përpara afatit, akti merr fuqi të prerë. E pas kësaj, ligji thotë që personi që nuk e ka atakuar dhe akti merr fuqi të prerë konsiderohet se ka marrë fajësinë. Pse nuk e atakoi? E tha Basha, kur më vunë përpara provat s’kisha ça të bëja. Ai konsiderohet sipas ligjit që ka pranuar fajësinë. Ç’punë kanë shqiptarët me fatin e Saliut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat