Një 17-vjeçare ka krijuar një lidhje dashurie me djalin e hallës dhe ka deklaruar në polici se ka kryer marrëdhënie me dëshirë me të. Adoleshentja ishte deklaruar e zhdukur prej një muaji nga familja dhe u zbulua se ajo kishte shkuar të bashkëjetonte me kushëririn.
Policia arrestoi shtetasin me inicialet SH. F., pasi ishte shpërndarës narkotikesh, ndërsa në shtëpinë e tij u gjet edhe kushërira.
Leonidha Musaj, ku u shpreh se ishte hera e parë që vajza largohej nga shtëpia
“Ata kanë pasur marrëdhënie edhe më përpara se ajo të largohej nga shtëpia. Familjarët nuk e kanë ditur. Pasi vajza u zhduk ata bënë denoncim pasi ishte hera e parë që ajo largohej nga shtëpia.
Ishte operativi i plazhit që zbuloi se ku ndodhej çifti, pasi kishin shpërndarë foton e vajzës. Këtë vajzë e kishin parë në një nga lokalet aty në zonën e plazhit, pranë shtëpisë. Edhe djali ishte larguar nga shtëpia, policia tha se ai akuzohej për trafikim të lëndëve narkotike”, tha gazetari.
I pyetur se çfarë raporti kanë pasur dy familjet, Musaj shtoi: “Familjarët kanë pasur një marrëdhënie normale dhe nuk kanë pasur probleme”.
Gazetari shtoi më pas se vajza nuk shkonte në shkollë, e kishte lënë.
“Ka vetëm arsimin 9-vjeçar. Familjarët e vajzës nuk janë në gjendje të mirë ekonomike, nëna punon dhe babai jo. Ndërsa për familjarët e djalit nuk kam ndonjë informacion. Ata kanë kryer marrëdhënie seksuale mes tyre, e ka deklaruar vetë vajza. Ajo ka thënë se nuk jep llogari për trupin e saj”, tha më pas Musaj.
Ky i fundit shtoi se që të dy kanë qenë konsumator të lëndëve narkotike. “
Vajza bënte këtë jetë edhe para se të largohej nga shtëpia”, tha ai, duke cituar familjarët që kanë deklaruar kështu në polici.