“Të denoncohet në SPAK”, Ngjela plas deklaratën e fortë për Berishën

Shqipëria

“Të denoncohet në SPAK”, Ngjela plas deklaratën e fortë për Berishën

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 15:36
Spartak Ngjela

Për avokat Spartak Ngjelën, ish-kryeministri Sali Berisha është një kontigjent i SPAK, pasi sipas tij, firmat për mbajtjen e Kuvendit duhet bërë publike.

“Berisha ka gjetur një pikë që e kanë konsideruar edhe ata të Trumpit atje. Si do pranoj unë që Sorosi dhe Rama drejton Amerikën. Është në rrugë ligjore, nuk ka revolucion. A ka bërë ndonjë miting Berisha për të parë sa njerëz ka. Çfarë shumice ka ai, ai bëri zgjedhjet. Berisha s’i mori votat, ka dalë me listat e partisë.

Këto që po them unë janë fakte. Fakti është ky që Saliu s’ka vota në Shqipëri. Berisha u fut në votime dhe mori 1800 vota, ku Shehaj mori 15 mijë. Kjo është lëvizje false, nëse ka firmat e tregova rrugën legale. Është vepër penale falsifikimi.

Do e çojmë në një prokurori. Berishën duhet çuar në SPAK, por do e çojë Basha apo jo nuk e dimë. Nëse Basha nuk e bën tregon që ka frikë. unë njoh vetëm rrugët ligjore. Nëse nuk futet me 1.500 firma në Kuvend, është ilegal.”, u shpreh Ngjela.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat