Alarmohen mjekët, Kalo jep informacionin e rëndësishëm që duhet ta lexojmë të gjithë për sëmundjen Duar-Këmbë-Gojë

Shqipëria

Alarmohen mjekët, Kalo jep informacionin e rëndësishëm që duhet ta lexojmë të gjithë për sëmundjen Duar-Këmbë-Gojë

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 16:12
Tritan Kalo

Prej disa javësh në Shqipëri është përhapur sëmundja Duar-Këmbë-Gojë (SDKG/HFMD). Mjeku i njohur Tritan Kalo tha se kjo sëmundje është përhapur në mbarë vendin dhe prek kryesisht fëmijët, por edhe të rriturit. Kalo shprehet se shpesh kjo sëmundje i paraprin dëmtimeve në thonj, ndërsa jep edhe disa këshilla të vlefshme për të gjithë qytetarët.

Kalo tha se shkaktari më i shpeshtë i kësaj sëmundjeje është virusi Coxsackivirus A 16 dhe më i rralli Enterovirus 71. Mjeku infeksionist shpjegon se sëmundja përhapet nga kontaktet direkte me personin e sëmurë, meqenëse virusi gjendet në çarjet e vogla të lëkurës, të gojës si dhe eliminohet nëpërmjet feçeve dhe me kalimin e kohës.

Llidhur me këtë çështje, mjekët në qendrat shëndetësore në kryeqytet thonë se ka rreth dy javë që është rikthyer kjo sëmundje në vend e cila shihet si një virozë sezonale. Ata shpjeguan se ka ndodhur që të kenë pasur edhe më shumë se 10-15 raste në javë, fëmijë të cilët kërkuar ndihmë mjekësore.

Mjeku pediatër Gëzim Shehu shton se këta 3 muaj ka pasur më shumë raste se disa vite më parë.

“Nuk është sëmundje e panjohur tek ne mbasi herepashere kemi pasur, por fatmirësisht pa probleme të rënda,” shtoi Shehu.

Mjeku Kalo ka shpjeguar  se në periudha afatmesme kjo sëmundje shkakton dëmtimin e rëndë të thonjve të cilët rigjenerohen përsëri më vonë. Ai ka shtuar se edhe uji i infektuar me këto viruse është përhapës i infeksionit

“Personat e infektuar janë përhapës të tij në javën e parë të shfaqjes së sëmundjes. Transmetohet vetëm midis njerëzve dhe kalimit të sëmundjes virusi mundet të jetë i pranishëm në rrugët e sipërme të frymëmarrjes edhe për tre javë, si edhe në tubin tretës për dy deri në tetë javë,” shprehet Kalo.

Është e vështirë të këshillosh veprime specifike për të parandaluar shfaqjen në duar, këmbë e gojë. Në përgjithësi këshillohet të lahen duart me kujdes dhe të respektohet higjiena. Pacienti i prekur nga sëmundja mbetet i ndjeshëm ndaj shtameve të tjera përgjegjëse për të.

Mos i çani fluskat, pasi përhapet virusi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat