Kur kanë kaluar më shumë se një javë pas vrasjes së 8 vjeçarit Mateo në Fier ka reaguar ministrja për Fëmijët Bora Muzhaqi.
Ministrja e Ramës nga Korça e pyetur lidhur me rastin e Mateos, duket se e ka gjetur kohë tanimë për të dhënë një shpjegim për rastin.
Ajo i ka shprehur ngushëllime familjes së të miturit.
“Edhe pjesa e fëmijëve është shumë e rëndësishme për mua, e para ndjesë se të rreh zemra kur flet për ngjarje të rënda, duhet ti shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe kuptoj se kjo është pjesa me e rëndësishme që ne të gjithë duhet ta themi për momentin. Përsa i përket politikave apo gjërave që duhet të bëjmë për këtë fushë është ndoshta jo momenti i duhur për të folur,kjo s’do te thotë se spo merremi apo angazhohemi aktivisht, do kohën e vet për të arritur në konsensus dhe uroj që ngjarje të tilla mos ndodhin në Shqipëri”, tha Muzhaqi