Kryemadhi në Korçë: Keqqeverisjes, po zbras vendin nga të rinjtë, forca punëtore e shtresa e mesme

Shqipëria

Kryemadhi në Korçë: Keqqeverisjes, po zbras vendin nga të rinjtë, forca punëtore e shtresa e mesme

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 19:25
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët e Korçës lidhur me situatën aktuale të qeverisjes në vend.

Përmes një postimi në rrejtët sociale ajo bën me dije se qytetarët e ndjejnë në përditshmëri, peshën e rëndë të këtij monopoli qeverisës mbi jetën politike, pasojat e të cilit ndihen mbi të gjitha nga ekonomitë e familjeve shqiptare.

Ajo shton se ky është një stabilitet i keqqeverisjes, që dita ditës zbras vendin nga të rinjtë, forca punëtore dhe shtresa e mesme.

Kryemadhi tha se "Sot në qytetin e Korçës, ku të gjithë janë të qartë mbi arsyet e vërteta të masakrës elektorale, që lejuan vazhdimin e mandatit të qeverisjes aktuale. Qytetarët e ndjejnë në përditshmëri, peshën e rëndë të këtij monopoli mbi jetën politike, pasojat e të cilit ndihen mbi të gjitha nga ekonomitë e familjeve shqiptare. Një stabilitet i keqqeverisjes, që dita ditës zbras vendin nga të rinjtë, forca punëtore dhe shtresa e mesme. LSI do të vijojë pa ndalim misionin e saj, në përfaqësimin pa kompromis të interesit më të lartë të qytetarëve. Çdo shqiptar është i ftuar të na bashkohet, për të ndërtuar bashkë një alternativë të besueshme që i përgjigjet siç duhet nevojave të vendit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat