Braçe: Mooooooos! Çfarë ka ndodhur kështu? Ç’është kjo gjëmë?

Shqipëria

Braçe: Mooooooos! Çfarë ka ndodhur kështu? Ç’është kjo gjëmë?

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 19:59
Erion Braçe

Federatës Shqiptare të Futbollit i janë bllokuar llogaritë bankare. 

Deputeti socialist Erion Braçe, ka reaguar pas skandalit në FSHF ku i janë bllokuar llogaritë pas vendimit të Armando Dukës, i cili ka shpërdoruar edhe fondet e UEFA-s.

Braçe i druhet se pasojat e këtij skandali do të mund të ndikojë edhe në renditjen e Kombëtares së Shqipërisë në grupin për eliminatorët në Botëror, teksa nuk i ka kursyer edhe ironitë

“Mooooooos! Çfarë ka ndodhur kështu? C’është kjo gjëmë? Dhe kur, tani që dolëm të tretët në grup! Si mund tja bëni këtë? Si? Pale, thoni që është dhe vetëm fillimi! Mos dhe me lekët e UEFA-s, mos është bankë në të zezë dhe nuk e dinim”, shkruan Braçe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat