Gazetari Arben Rozhani është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha nuk mund ta përcaktojë sërish fatin e shqiptarëve, ndërsa shton se atij ju dha një mundësi në vitin 1990 por e shpërdoroi.
Rozhani ka thënë se Berisha bëri korrupsion dhe në këtë moment Leondard Olli i është kundërpërgjigjur duke i thënë se ata nuk janë prokurorë.
Pjesë nga debati në Ora News:
Arben Rozhani: Ne kemi 31 vjet që merremi qarkun politik te Berishës. Sali Berisha duhet të ishte e shkuara e turpshme e Shqipërisë, sepse ne kemi qenë student në dhjetor dhe tani pasi 31 vitesh prapë Sali Berisha do të përcaktojë fatin tonë siç e përcaktojë atëherë, nuk mundet. Është historia e turpshme e Shqipërisë Sali Berisha. A do të punojë në të mirë të Shqipërisë? Berisha e pati një shans në ‘90 dhe e shpërdoroi.
Brahim Shima: Siç e pati she shans në mandatin e dytë të qeverisjes dhe nuk e shpërdoroi.
Arben Rozhani: E çfarë bëri?
Brahim Shima: Nuk e shpërdoroi.
Arben Rozhani: Mos më fol për rritjen ekonomike të Ridvan Bode, fol për krimet e shëmtuara të korrupsionit.
Leonard Olli: Pse ça të dukemi unë e Shima, prokurorë.
Brahim Shima: Pse se ke dënuar, që 9 vite. Ky popull nuk mund të gënjehet më me fjalë, dosjen në prokurori dhe dënoje.