Ish-zyrtarja e LSI Brizida Gjikondi tha se një nga punët që duhet të bënte SPAK është që të hetonte presidentin Ilir Meta.
Ai pranoi vetë me zë dhe me figurë se ka shtyrë zgjedhjet pasi kështu ia ka kërkuar Lulzim Basha, e ndërsa projekton për të të njëjtin fat si Sali Berisha.
“Rast flagrant që duhet të reagonte SPAK, për këtë kurajo të madhe që ka Meta ku pranon se i ka shtyrë zgjedhjet për hatër të një personazhi politik.
Janë të dy në një varkë, në varkën e halleve të tyre”, tha Gjikondi në Report Tv.