Gjylameti: Buxheti nuk është më perfekti, por është më i miri!

Shqipëria

Gjylameti: Buxheti nuk është më perfekti, por është më i miri!

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 14:13
Deputetja Blerina Gjylameti

Deputetja Blerina Gjylameti ka folur në emër të grupit parlamentar të PS-së në lidhje me buxhetin e vitit të ardhshëm duke thënë se është buxheti më i mirë që vendi mund të kishte, duke qenë se vjen nga një kohë e vështirë, siç ishte kurimi i plagëve të hapura nga tërmeti dhe pandemia.

“Në këto dy vitet e fundit të gjithë jemi të vetëdijshëm për sfidat që jemi përballur, ka qenë një situatë aspak normale, në fillim dy goditjet e tërmetit, dhe sot pandemia. Shumëkënd në fillim kritikoi masat e marra, duke i quajtur të ashpra për biznesin, koha tregoi që janë marrë në kohën e duhur. Si qytetare e di që biznesi ka pasur kohë të vështira, ashtu si dhe familjet, më vjen mirë që sikurse ishim zotuar në fillim, bizneset u mbështetën me pagat e luftës, dhe u lehtësuan duke u përjashtuar nga TVSH.

Ky buxhet nuk është më perfekti, por është më i miri në kushtet e vendit tonë. Investimet publike përbëjnë një nga faktorët më të rëndësishëm për rritjen ekonomike, dhe punësimin. Më vjen mirë që ndryshe nga ju, rrugët i latë rrugëve, ne i përfunduam ato. Ky buxhet ka një mbështetje të madhe për shtresat në nevojë, edhe për të përndjekurit, apo për bonusin e bebeve. Rritje me 10% e ndihmës ekonomike për të gjithë familjet, 20% për familjet që kanë më shumë se 3 fëmijë, dhe me 30% për gratë e dhunuara.

Ka rritje pagash për arsimin, shëndetësinë dhe forcat e armatosura. 20 miliardë lekë synojnë të përfundojnë procesin e rindërtimit. Ne kemi pasur konsulta të vazhdueshme me grupet e interesit, për të parë si përkthehen investimet te qytetarët”, u shpreh Gjylameti gjatë fjalës së saj.

Ajo iu bëri thirrje dhe depuetëve të opozitës që të votojnë pro këtij Buxheti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat