Është shuar sot në një spital në Gjermani, Lindita Musaraj Aliçka. Vajza e shkrimtarit Shevqet Musaraj dhe bashkëshortja e shkrimtarit Ylljet Aliçka u nda nga jeta në moshën 70-vjeçare për shkak të COVID-19, një muaj pas të ëmës Ervehe Musaraj që u shua po nga Covid 19 në moshën 95-vjeçare.
Ky i fundit, ka humbur si pasojë e COVID-it, gruan Lindita 95-vjeçe dhe vajzën Aliçka 70-vjeçe.
Gruaja e shkrimtarit, Lindita, krahas infektimit me virus vuante dhe nga një tjetër sëmundje e rënë. Shevqet Musraj, njihej për “Epopene e Ballit” që sipas së bijës, Linditës, u shkrua spontanisht pasi ai ishte martuar me një vajzë që vinte nga një familje e Ballit Kombëtar, si Erveheja.
Lajmi i shuarjes se bashkëshortes dhe vajzës së Shevqet Musarajt, u konfirmua nga familja e cila ndonëse e çoi për kurim në Gjermani, nuk ia doli ta shpëtonte.