“S’e nxora unë në pritë Azem Hajdarin”, rrëfehet Izet Haxhia: Para vrasjes ishte me Berishën, e qëlloi Fatmir Haklaj

Shqipëria

“S’e nxora unë në pritë Azem Hajdarin”, rrëfehet Izet Haxhia: Para vrasjes ishte me Berishën, e qëlloi Fatmir Haklaj

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 17:33
Izet Haxhia

Izet Haxhia ka dëshmuar sot për vrasjen e Azem Hajdarit në gjykatë, ku ka folur për takimet me Haklajt dhe se çfarë u diskutua në PD.

Gjatë fjalës së tij para togave të zeza, Haxhia tha se nuk e nxori ai në pritë Hajdarin, ish-deputetin e PD-së.

“Nuk e nxora unë Azem Hajdarin në pritë. Para se të vritej, Hajdari ishte në takim me Sali Berishën. Azemi u njoftua se jashtë PD ishte një mjet me tritol. Kur e informoi këshilltari, ishte në zyrën e Berishës. Kur doli te makina, Azemi trokiti te xhami. Jaho Mulosmani ishte shofer i makinës, nuk qëlloi. Ai që qëlloi ishte Fatmir Haklaj.

Kur ndodhi ngjarja, unë isha me Halil Haklajn. Unë e Azemi kemi qenë bashkëthemelues të PD. Jam ndjerë shumë i përdorur. Vrasja u bë për të rrëzuar Fatos Nanon. Fatmir Haklaj më tha se nuk kishte shkuar për të vrarë Azemin”, tha Haxhia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat