Një 42-vjeçar është dënuar me 3 vite burg për tentativën e përdhunimit të një të miture në Tiranë.
Ngjarja është regjistruar marsin e këtij viti në Laprakë, zonën ku jeton 12-vjeçarja.
E mitura kishte dalë nga banesa për të hedhur mbeturinat, por 42-vjeçari i është afruar në një moment që e ka gjetur pa njerëz pranë, dhe ka tentuar ta përdhunojë.
Disa fqinj që panë episodin ndërhynë menjëherë duke shmangur ngjarjen e rëndë