Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për bashkëpunimin ndërkufitar ka rihapur debatet e "Open Ballkan." PD akuzon se Rama po zbaton projektin e Vuçiç, ndërsa mazhoranca shprehet se po punohet për tregtinë dhe lëvizjen e lirë.
Parlamenti shqiptar ka miratuar ligjin për krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë me Maqedoninë e Veriut. Ministrja e Mbrojtjes e cila ka mbrojtur draftin ka nënvizuar edhe bashkimin e pikave doganore
"Duke krijuar sinergji dhe mundësi të reja dhe duke i parë territoret në dy anët e kufirit si një hapësirë të përbashkët mundësish," tha Xhançka.
"Të përmirësojë kushtet për një kontroll më inteligjent të pikave të kalimit kufitar duke i sjellë ato sado pranë në linjë me standardet e BE-së," tha Çuçi.
Ballkani i Hapur në Kuvend, Shehu: Po bëni tellallin e Vuçiç; Xhaçka: Po punojmë të fikim zjarrin në rajon
Diskutimi i nismës vetëm një ditë pasi kryeministri Edi Rama foli përmes një komunikimi online në parlamentin serb, solli edhe reagimin e opozitës.
"Për duartrokitjet e gjata dhe të nxehta që mori dje nga parlamenti i Serbisë," tha Tritan Shehu.
Por për deputetin e PS Etjen Xhafaj "Open Ballkan" është rruga ku do të shkojnë të gjithë.
"Kjo e "Open Ballkan" sikur të jetë problemi më i madh që ky vend ka, mistifikimi i diçkaje mund të ketë autorësinë andej, por është rruga në të cilën po shkojë të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor," tha Xhafaj.
Më herët qeveria ka miratuar edhe marrëveshjen e lëvizjes së lirë edhe me Serbinë, draft ky që do të duhet të diskutohet edhe në Parlamentin shqiptar.