Një 45 vjeçar nga Kosova nga fshati Malësi e Prizrenit është arrestuar sot nga policia e Beratit nën dyshimet se i njëjti e ka dhunuar nipin e tij tetëvjeçar.
Rastin e kishte raportuar motra e të dyshuarit e cila jeton me djalin e saj në Berat.
45 vjeçarit i është caktuar masa e paraburgimit prej 45 ditësh nga policia e Beratit pas ekzaminimit mjekësor që i është bërë tetëvjeçarit ku është konstatuar se ai është dhunuar.
Vëllai i të dyshuarit, i cili u njoftua nga gazetarët për arrestimin e ka mohuar kategoriksht se ka ndodhur një gjë e tillë.
Sipas raportimit të mediave, vëllai i të dyshuarit ka deklaruar se të katër vëllezërit kanë raporte shumë të mira me motrën që jeton në Berat.
I arrestuari ishte nisur për në Shqipëri për të vizituar motrën, kur policia e arrestoi në pikën kufitare Morinë.
Ai edhe në fund të vitit 2020 ishte ndaluar në Shqipëri për plagosjen e një shtetasi shqiptar në lidhje me një pronë rreth së cilës kanë pasur probleme motra e tij dhe bashkëshorti i saj.