Kryeministri Edi Rama u pyet se përse vendosi që t’i besojë drejtimin e Agjencisë së Donatorëve Ilir Beqajt, pasi ky i fundit është nën hetim nga SPAK për abuzim me tenderat në kohën kur drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë.
Ai u shpreh se e vlerëson shumë Beqajn për aftësitë e tij në drejtim, sepse këtë e ka treguar kur drejtonte ministrinë dhe ISSH-në, ndaj e zgjodhi në krye të këtij institucioni të krijuar së fundmi.
“Ka një hetim për çështje të periudhës kur ai ka qenë ministër dhe ai nuk është i akuzuar sot që flasim.
Ai është një njeri që unë e vlerësoj shumë për aftësinë e tij dhe besoj që duke pas drejtuar një ministri apo ISSH-në, është në gjendje të drejtojë më së miri këtë agjenci që ne kemi krijuar”, tha Rama.