Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës që mbahet peng nga kryeministri Edi Rama. Ai ka folur për dosjen Muzi me të cilën e sulmon Berisha.
Ka thënë për dosjen Muzin që ju e keni gënjyer për transfertë parash, dhe keni vepruar kundra ligjit...
Do ta ridikulizoj këtë sepse thotë një trillim total. 6 muaj më parë ka thënë diçka komplet tjetër. Akuza është që Rama më mban peng me këtë dosje, ndërkohë 2 vjet është mbajtur hetimi në Prokurori dhe ka rezultuar me 0 prova me akuzat e ngritura nga një gazetë e financuar nga kundërshtarët tanë politikë. 6 muaj më parë tha se kjo është një gënjeshtër e madhe dhe pas hetimeve dolën 0 prova kundër meje. Prandaj është trillim.
A ju ndalohet shkuarja në SHBA prej kësaj dosje?
Është një gënjeshtër, nuk është shkelur asnjë ligj, dhe nuk ka pasur asnjë transfertë të paligjshme nga PD dhe Lulzim Basha.