Kryeministri Edi Rama tha se buxheti për bujqësinë është zgjeruar disa fish krahasuar me më parë. Më tej, kryeministri u shpreh se sipërfaqja e tokës që punohet sot në Shqipëri është dyfishuar.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Rama tha se Shqiëpria është vend unik pasi nuk ka takë mbi tokën.
“Ne e kemi zgjeruar buxhetin e bujqësisë disa-fish se më parë. E dyta të mos harrojmë se kemi bujqësinë, jemi vend unik, e kemi të pataksuar. As taksë mbi tokën.
Sot në Shqipëri punohet dyfishi i sipërfaqes që punohej në 2013. Në 2013 punohej 120 mijë hektarë sot 235 mijë hektarë. Kapaciteti jonë i tokës së punueshme, Shqipëria konsiderohej një vend me kapacitet toke bujqësore të vogël”, u shpreh Rama.
Ditën e sotme, 25 nëntor kryeministri priti në një takim fermerët të cilët protestuan kundër paketës fiskale para Parlamentit. Por, edhe pse i priti në takim Rama nuk i ka dhënë zgjidhje kërkesave të fermerëve.