Rama: Me Saliun, PD nuk sheh më diell

Shqipëria

Rama: Me Saliun, PD nuk sheh më diell

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 00:42
Sali Berisha dhe Edi Rama

Edi Rama tha se rikthimi i Berishës do të ishte kosto shumë e lartë për partinë.

“Në asnjë parti tjetër veç asaj partie nuk do ta mbante dot një njeri që humb 5 herë. Por njeriu që e ka mbajtur i numëron sa herë ka humbur, a thua se u zgjua nga gjumi letargjik. Nëse do pragmatizëm, do isha me Saliun. Nëse unë do të isha i zhveshur nga interesi për vendin, që gjërat në këtë vend të shkojnë mirë. Por nga pikëpamja personale, më falni për mungesën e modestisë, qoftë me njërin, qoftë tjetrin nuk është çështje e rrezikshmërisë si kundërshtarë”.

“Por nga pikëpamja e vendit, nëse do isha i zhveshur nga këto, sa më parë do thosha ai aty ku ishte që kjo parti të mos shikojë më dritë dielli me sy. Nuk është më e njëjta gjë. Mos u katandistë njeriu në atë derexhe. I duket sikur është e reja që po vjen”, tha ai.

Rama tha se kjo do ta shndërronte problemin personal të Berishës së shpallur “non grata” nga SHBA në një problem kombëtar.

“Vënia në diskutim e faktit që kjo gjë e rëndë, nga një gurë në qafën e një njeriu… Unë e konsideroj fatkeqësi të madhe që një karrierë politike, të pëfundojë me atë gur në qafë. Por, që ky gur në qafën e një njeriu, të kthehet në gur në qafën e një vendi është shumë e tepërt. Dhe nga ana tjetër, është në fakt një histori shumë tragjikomike ajo që i ndodh Partisë Demokratike. Është si një humor i madh i university që ja kthen mbrapsht të gjitha ato që ka bërë si sebep, për t’i rënë në qafë të tjerëve dhe këtij vendi. Se cfarë ndodh aty brenda unë nuk e di”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat