Kryedemokrati Lulzim Basha bëri përgjegjës ndërkombëtaret dhe SHBA-në për shkatërrimin e marrëveshjes së 5 qershorit.
I ftuar në “Open”, numri një i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se ishte presidenti Ilir Meta ai që e shkatërroi fushatën elektorale.
“Po kush e lejoi, ata. Pasi dëgjuam deklaratën “nëse doni kriminelë votoni kriminelë, nëse doni demokracinë, votoni demokracinë” kishim të drejtë të besonim që kishim të drejtë. Pas kësaj ndodhën shumë gjëra dhe secili duhet të marrë përgjegjësi.
Edhe Ilir Meta me një shkallim të fushatës elektorale. Berisha u përpoq ta instrumentalizuar kundërshtarin. Ai u bind se protagonismi i tij prishte punë dhe e falenderoj që e kuptoi,”-tha Basha.