Muzhaqi s’kishte kohë për Mateon/ Rama: Moment fatkeq me mediat, s’ka eksperiencë

Shqipëria

Muzhaqi s’kishte kohë për Mateon/ Rama: Moment fatkeq me mediat, s’ka eksperiencë

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 00:54
Bora Muzhaqi u largua nga mediat që i kërkuan opinion e saj si ministre e rinisë dhe fëmijëve për vrasjen e vogëlushit Mateo Vasiu në Fier.

Kryeministri Edi Rama ka marrë në mbrojtje ministren Bora Muzhaqi, e cila u largua nga mediat që i kërkuan opinion e saj si ministre e rinisë dhe fëmijëve për vrasjen e vogëlushit Mateo Vasiu në Fier.

Kyeministri Rama i ftuar në një emision televiziv tha se: 

E para e punës njëherë ajo është thjesht mungesë eksperience

"E para e punës njëherë ajo është thjesht mungesë eksperience. Ajo është ministre e Rinisë dhe e Fëmijëve, ajo po punon dhe unë kam shumë besim në atë që do të bëjë ajo. Momente fatkeqe me mediat kanë pasur edhe të tjerë më herët, madje me shumë eksperiencë, është thjesht mungesë eksperience", tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat