Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka kujtuar tërmetin që ndodhi dy vite më parë në Shqipëri.
Ai ka thënë se sot përkujtojnë atë ditë dramatike.
“Dy vite, nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit! Sot përkujtojmë këtë ditë dramatike, me mirënjohje të madhe për kontributin e pazëvendësueshëm të Forcave të Armatosura”, ka shkruar Peleshi, derisa ka publikuar edhe një video ku paraqiten pamjet nga gjendja e krijuar nga tërmeti që mori jetën e 51 qytetarëve.
Në këtë tërmet u lënduan mbi tre mijë persona.