Zbardhen detaje nga tragjedia që tronditi Vlorën.
Një 34-vjeçare u hodh nga kati i pestë i një pallati bashkë me fëmijën e saj 1-vjeçar. Të dy ndërruan jetë.
Mësohet se viktima quhet Pamela Mërtiri. Ajo ishte vajza e një mjeku të njohur në Vlorë. Sipas burimeve ajo kishte ardhur në Vlorë te prindërit, pasi jetonte në Tiranë.
Mërtiri ishte e martuar, por burimet thonë se martesa e saj kishte probleme dhe ajo ishte në proces divorci.
Ajo ishte farmaciste. Ka raportime se mund të ketë pasur edhe një përplasje me familjen e saj në Vlorë, që e ka çuar 34-vjeçarin drejt aktit ekstrem. Burimet thonë se të dy kanë vdekur në spital.
Ndërkohë policia ka dalë me një variant zyrtar.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot më datë 26.11.2021, rreth orës 12:30, në lagjen "Pavarësia 2", shtetasja P. M., 34 vjeçe, dyshohet se është hedhur së bashku me fëmijën e saj të mitur K. N., 1 vjeç, nga sheshpushimi i katit të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.