Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë "burg pa afat" për shtetasit Agron Manuka dhe Imer Losha, të arrestuar mbrëmjen e së martës.
Dy të arrestuarve ju gjetën dhe sekuestruan 30 kallëpe me lëndë eksplozive C-4, 17 kapsolla detonatore, 2 aparate celularë të lidhura me përcjellës elektrik, gati për t'u montuar me mina me telekomandë.
Ata u ndaluan teksa po lëviznin me makinq në aksin e vjetër Milot-Lezhë, në fshatin Pllanë.
Policia thotë se kishte marrë informacion në rrugë operative për lëvizjen e eksplozivit në drejtim të Shkodrës, ndaj i ka mbajtur personat e dyshuar për disa ditë nën vëzhgim.
Mbrëmjen e së martës, kur Manuka e Losha u nisën për të dërguar porosinë, blutë u bënë pritë pranë fshatit Pllanë dhe i vunë në pranga.
Dyshimet janë se eksplozivi C4, do tu dërgohej grupeve kriminale që veprojnë në qarkun e Shkodrës.
Policia nuk jep shumë detaje për shkak se hetimi vijon për të zbuluar pritësit e porosisë dhe personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në trafikun e lëndëve plasëse.