Ylli Manjani, ish Ministër Drejtësie, ka hequr paralele mes aktualitetit Pavarësisë e cila sipas tij është thejsht një ditë pushimi zyrtar.
“Kam idenë se pavarësia jonë është thjesht një ditë pushimi zyrtar. Ismail Qemalin, kryetarin e parë të shtetit të pavarur, na e largoi Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit. Për vijimësi llogjike, në vitin 2021, gjykatësit pra thelbin e shtetit na i largon Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit!!!
Demokracinë dhe politikën ja besojmë më shumë ambasadës Amerikane sesa votës sonë. Shqiptarët vijojnë të jenë të ndarë e të copëtuar në shtete. Me Kosovën më shumë zihemi sesa jemi në unison”, shkruan Manjani në rrjete sociaale.
Sipas të njëjtit, ne kemi frikë edhe ta mendojmë bashkimin e shqiptarëve nën një shtet, e jo më ta bëjmë, kemi frikë se na bërtasin ambasadorët.
“Shteti jonë sot është pa ushtri, por edhe kur e kishim nuk bëmë dot asnjë luftë. Armët e saj i përdorëm për të vrarë njëri-tjetrin jo armikun. Kemi vite që ushqehemi me skrapin armëve dhe paisjeve të ushtrisë që kishim, e që sna u desh kurrrë.
Shtetin e mbyt pushteti politik. Ky i fundit sundon sepse përdor rregullat e pushtuesit. Gjithmonë kështu… Cilido shtet i huaj mund të bëjë çtë dojë me ne dhe, shteti jonë jo vetëm që s’të mbron, por të tregon me gisht. Sjellja jonë e mbijetesës nën shtetin tonë të pavarur është gjetja e një vizë e huaj ose idealisht një pasaportë e një shteti tjetër.
Ndaj dhe idealizojmë më shumë shtetet e huaja sesa shtetin tonë…Nuk ka nevojë të na pushtojë askush, sepse ne dorëzohemi vetë. Na ka mbet vetëm një flamur, që edhe atë i heqim e i vëmë yllin. Megjithatë nesër ta Gëzojmë Pavarësinë, ditën e pushimit zyrtar. Për të gëzuar më shumë se kaq, duhet marrë leje tek ambasada…Dhe himni kombëtar nuk ka vetëm një strofë ore”, shkruan më tej Manjani.