Një tërmet i ri është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bllacë të Dibrës.
Lëkundjet janë shënuar në orën 4:43 të mëngjesit dhe sipas EMSC (Qendra Sizmiologjike Evropiane Mesdhetare) kanë qenë të magnitudës 3.2 Rihter.
Epiqendra e tij ka qenë 2 kilometra në thellësi, duke bërë që të ndjehen edhe në Maqedoninë e Veriut.
Lëkundjet shënohen një ditë pas tragjedisë së ndodhur me 26 nëntor, 2 vite më parë në vendin tonë, ku ndërruan jetë 51 persona