Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vatikan për një vizitë zyrtare. Ajo që ka rënë në sy është fakti se në këtë vizitë e shoqëron dhe ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.
Ky i fundit dha dorëheqjen në dhjetor të vitit të kaluar, pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie. Nuk dihet arsyeja pse Lleshaj ka shoqëruar kryeministrin në këtë vizitë.
Përveç Lleshajt, në vizitën në Vatikan ishte dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka. Rama kishte zgjedhur që këtë vizitë zyrtare ta shoqëronin dhe bashkëshortja e tij, Linda dhe djali i vogël, Zaho.
Ata u pritën dhe nga papa Francesku, ndërsa vendosën lule dhe qirinj te varri i papës shqiptar Klementi XI dhe në varrin e Gjon Palit II.