Supozohej të ishte një ditë feste, ajo e pavarësisë së Shqipërisë, por nisi me një lajm të keq që në minutat e para të datës 28.
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 00.20 në rrugën e Rinasit.
Nga pamjet duket një ambulancë dhe një automjet tip Golf, të dy të bëra copash.
Nga raportimet e para thuhet se kemi të bëjmë me 1 të vdekur dhe 4 të plagosur.
Megjithatë pritet një njoftim zyrtar nga policia për të hedhur dritë mbi incidentin.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë por forca policore dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
