Qarkullimi në rrugën nacionale Burrel-Skuraj është bërë me vështirësi që prej orës 5 të mëngjesit të sotëm, 28 nëntor.
Një masiv shkëmbor është shembur në afërsi të vendit të quajtur "Sektori C", duke bllokuar fillimisht totalisht qarkullimin e automjeteve.
Familja në Durrës pa informacion prej një jave, nëna e dy fëmijëve gjendet në Elbasan te i dashuri
Shqipëria feston 109 vjet Pavarësi, festime në Vlorë, hiqen kontrollet në kufi me Kosovën
Shembja e masivit shkëmbor krijoi një varg të gjatë automjetesh që lëviznin në drejtim të Tiranës dhe Burrelit.
Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka menaxhuar trafikun, ndërsa një mjet tip fadromë po punon për heqjen e gurëve.
Në ditët me shi ky aks rrugor bëhet gjithmonë problematik për shkak të rënies së gurëve pasi i mungojnë rrjetat mbrojtëse në shpatin e malit.