Në një banesë në Derviçan të Gjirokastrës ka rënë zjarr.
Në banesë në momentin që janë shfaqur flakët kanë qenë dy persona. Kryefamiljari dhe e bija.
Vajza është 18 vjeç dhe momentalisht është në gjendje të rëndë në reanimacion.
Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes shihet një numër i madh qytetarësh që janë grumbulluar jashtë një banese private.