E mitura vdiq nga zjarri në banesë/ Reagon deputeti i PD: Ngjarje e paralajmëruar!

Shqipëria

E mitura vdiq nga zjarri në banesë/ Reagon deputeti i PD: Ngjarje e paralajmëruar!

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 22:58
Tritan Shehu

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Derviçan të Gjirokastrës, ku si pasojë e zjarrit në banesë humbi jetën një vajzë 12-vjeçare.

Për deputetin kjo është një ngjarje e paralajmëruar, pasi prej kohësh në këto zona sa herë bie shi, ka edhe mungesë të energjisë.

Shehu shkruan në një postim në Facebook, se përdorimi i mjeteve primitive të ngrohjes ka bërë që të bjerë zjarri në banesë.

Ai thotë se për të përmirësuar situatën e energjisë elektrike nuk ka asnjë projekt, ndërsa institucionet heshtin dhe nuk kanë asnjë reagim.

“Mjaftojnë dy pika shi ose pak erë dhe çdo gjë në errësirë. Dhe nuk ka asnjë projekt përmirësimi, institucionet heshtin, Qeveria shikon punët e saj! Kështu ndodhi dhe sot kur në atë errësirë mori flake një shtëpi në Dervican, siç duket si pasojë e përdorimit të mjeteve ndriçuese primitive”, shkruan ndër të tjera deputeti Tritan Shehu.

Reagimi i Tritan Shehut

Dervicani ne erresire, nje e mitur humb jeten!

Ngushellimet me te thella e te sinqerta familjes se saj per kete humbje te rende e te pa zevendesueshme !

Prej ores 14,30 Dervicani eshte me mungese te plote te energjise elektrike.

Ngjarje kjo e zakoneshme jo vetem per Dropullin, por per te gjithe zonat rurale te krejt Qarkut te Gjirokastres.

Prej Krahesit te Memaliajt ne Carshove te Permetit, Zagorise deri ne Lopez te Tepelenes, Picarit ne Kakavije, prej Kelcyres ne Polican, kudo e njejta gje.

Mjaftojne dy pika shi ose pak ere dhe cdo gje ne erresire.

Dhe nuk ka asnje projekt permiresimi, institucionet heshtin, Qeveria shikon punet e saj…!

Keshtu ndodhi dhe sot kur ne ate erresire mori flake nje shtepi ne Dervican, sic duket si pasoje e perdorimit te mjeteve ndricuese primitive.

Per rrjedhoje-nje ngjarje tragjike, humbi jeten nje femije.

Nje ngjarje e rende, por e paralajmeruar prej kohesh kjo ne fakt.

Shpreh te gjithe protesten time per kete indiference cinike dhe te gjate te ketij shteti ndaj qytetareve te tij.

Cdo gje duhet te kete nje fund !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat