Ditën e hënë dhe të martë do të ketë rrebeshe shiu në zonat perëndimore, përgjatë vijave bregdetare.
Gjatë të martës do të jenë më të pakta reshjet e shiut në zonat malore, por në këto zona do të ketë prezencë të reshjeve të dëborës.
Meteorologia Lajda Porja parashikoi se ditën e nesërme do të kemi një rënie të temperaturave dhe reshje dëbore në zonat lindore, verilindore dhe në juglindje deri në rrethinat e Librazhdit.
Të mërkurën pritet të ketë një ndërprerje të reshjeve, të cilat do të rikthehen të enjte në formë shiu në zonat e ulëta dhe në formë dëbore në zonat malore.
Reshjet e dëborës do të jenë prezente të premten, në zonat me lartësi 400 metra mbi nivelin e detit. Edhe fundjava parashikohet me mot të paqëndrueshëm.
E mërkura do të jetë dita më e ftohtë e javës, ku termometri do të shkojë deri në -7 gradë.