Reshjet e shiut kanë vijuar me intensitet gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit kanë sjellë probleme në qarkullimin e automjteve në disa segmente rrugore.
Reshjet kanë shkaktuar rënie gurësh, drurë, materiale e inerte në rrugë. Sipas ARRSH akset më problematike janë: Bajram Curri–Valbonë, Kukës–Ura e Zapodit, Kukës–Bushtricë, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Steblevë, Qafë Muzinë-Qafë Dushk–Peshkopi, Librazhd–Përrenjas,Elbasan–Qafë Thanë dhe në Llogara.
ARRSH njofton se po punohet për pastrimin e akseve. Aktualisht të gjitha akset janë të kalueshme.
Apelohet që përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.
Njoftimi i ARRSH:
Reshjet e shiut kanë vijuar me intensitet gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit duke sjellë edhe rënie gurësh, drurë, materiale e inerte në rrugë si në: Bajram Curri–Valbonë, Kukës–Ura e Zapodit, Kukës–Bushtricë, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Steblevë, Qafë Muzinë-Qafë Dushk–Peshkopi, Librazhd–Përrenjas,Elbasan–Qafë Thanë dhe në Llogara.
Kontraktorët kanë punuar gjatë natës për pastrimin e akseve
Të gjitha akset janë të kalueshme
Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.