Ashtu siç ishte paralajmëruar, rruga e Arbrit është hapur sot për qarkullimin e automjeteve.
Kryeministri Edi Rama zgjodhi një ditë simbolike, siç është festa e çlirimit, për të bërë hapjen zyrtare të këtij aksi mjaft të rëndësishmë kombëtar.
Rama publikoi pastaj një foto duke qëndruar afër një zjarri duke i bashkangjitur një shkrim “zjarr, Dibre”, përcjell “Bota sot”.
Të menjëhershme kanë qenë komentet në këtë fotografi.
Ishte një nga lexuesit i cili i komentoni Ramës: “Shiko zjarrin e mallakastres ku punojsitë e uzines në ballesh i kanë fëmijët pa bukë lëri reklamat me rrugë të papërfunduar”, shkruan komentuesi.
I menjëhershëm ka qenë përgjigjja e kryeministrit Rama, i cili i tha: “Punonjesve te uzines u kemi lidhur page minimale per tre vjet, qe te kene kohe te sistemohen ne pune te tjera, pikerisht qe ne nderkohe te mos i kene femijet pa buke sic thua ti, sepse uzina eshte e privatizuar nuk eshte aset shteteror dhe tere investitoret e mundshem qe kemi sjelle e konsiderojne pa interes, per shkak te teknologjise se vjeter e te degradimit ne shume vite! Sa per reklamat po risqaroj se ketu nuk behen reklama, po jepen informacione per te gjithe ata qe deshirojne t'u marrin keto informacione dhe rruga eshte e hapur, shkurton 2 ore e gjysem kohen e levizjes mes Tiranes e Dibres keshtu siç eshte, nderkohe qe me perfundimin e Tunelit te Murrizit do ta shkurtoje edhe 30 minuta te tjera”, shkruante në përgjigjen e Ramës.