E plotësuar (20:09) - Ndërron jetë në spitalin e Shkodrës ish-deputeti Pashko Ujka, i cili nga 2011 deri në 2015 drejtoi edhe Komunën e Velipojës. Mbrëmjen e sotme rreth 18:00 atij iu bë pritë dhe u qëllua me silenciator në një lulishte pranë Kishës Ortodokse, teksa ishte duke shkuar në shtëpi. Si pasojë e plagosjes Ujka humbi shumë gjak dhe pavarësisht thirrjes së familjes për ndihmë për të dhuruar, ai ndërroi jetë rreth orës 20:00.
***
Ish-kryetarit të komunës së Velipojës, Pashko Ujka i është bërë pritë pranë shtëpisë së tij në parkun e qytetit, në zonën e quajtur dollari.
Persona ende të paidentifikuar e kanë qëlluar teksa ka qenë duke hyrë ose duke dalë nga shtëpia.
Forca të shumta policie kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të saj si dhe identifikimin e autorit.
Ngjarja ka ndodhur në parkun e qytetit në zonën e njohur si “Dollari” ose parku pranë Institutit në afërsi të banesës së Ujkës.
“Rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes”, njofton policia.