Policia ka dhënë detaje të reja rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Mullaj të Fierit, ku u gjet trupi i dekompozuar i një shtetasi, në një kanal me ujë.
Ai është identifikuar si shtetasi me inicialet S.P., 70-vjeç, banues në lagjen ’15 Tetori’ në Fier.
Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se djali i viktimës ka bërë kallëzim në polici që prej datës 28.1022021 se i ati ishte larguar nga banesa e nuk ishte kthyer më.
Më tej, mësohet se viktima vuante nga sëmundja e sklerozës, ndërsa nga këqyrjet e kryera nga ekspertët mjeko ligjor mësohet se në trupin e 70-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune.