Qyteti i Peshkopisë është zbardhur nga bora gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ndërkohë reshje dëbore ka pasur në gjithë qarkun e Dibrës, ku trashësia e dëborës arrin në rreth 5 cm dhe në zonat malore shkon deri në 20 cm.
Aktualisht nuk raportohet për problematika për shkak të motit të keq.
Rrugët janë të gjitha të kalueshme.