Situata e Covid në Shqipëri përgjatë nëntorit shënoi një përmirësim të lehtë krahasuar me muajin e shkuar. Numri i vdekjeve dhe të infektuarve pësuan rënie.
168 persona humbën jetën në 29 ditë të këtij muaji, referuar të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë. 58 më pak se në tetor.
Numri më i lartë i viktimave u shënua me 8 nëntor, 11 humbje jete, por pa arritur atë të muajit të shkuar prej 12 viktimash e cila u përsërit në dy javë.
Qëndrueshmëri ka paraqitur dhe situata në spitalet Covid dhe atyre që ndodhen në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Aktualisht nën mbikqyerjen e mjekëve janë 161 të sëmurë, 2 më pak se fundin e tetorit. Prej tyre 18 po mbahen në terapi intensive.
Ulje vërehet dhe tek të infektuarit e rinj. Nga 14 mijë e 400 të prekur që u zbuluan muajin e fundit rreth 7400 janë aktualisht aktiv.
Përmirësimin e lehtë të situatës ekspertët e shëndetësisë Ia atribuojnë numrit të lartë të të imunizuarve.
Megjithkëtë në kushtet kur bota është vënë në alarm nga varianti I ri i koronavirursit, Omikron, mjekët nxisin marrjen e dozave anti Covid, shmangien e grumbullimeve dhe mbajtjen e maskës në mjedise të mbyllura.