Ja sa pritet të zgjasë i ftohti polar në Shqipëri

Shqipëria

Ja sa pritet të zgjasë i ftohti polar në Shqipëri

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 18:02
Ilustrim

I ftohti polar pritet të mbizotërojë deri të enjten. Pas reshjeve të dendura të shiut dhe dëborës, në fillimjavë, e mërkura do të karakterizohet nga mot me diell, por me temperatura të ulëta që shkojnë deri në -5 gradë në zonat malore.

E enjtja rikthen sërish reshjet dhe një rritje të lehtë të temperaturave në gjithë vendin.

Dy javët e para të Dhjetorit do të jenë me mot tipik të dimrit me reshje dhe hera-herës me stuhi ere.

Era pritet të shkojë deri në 75 km në orë duke shkaktuar det të trazuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat