Basha zbulon bisedën me Berishën pasi e përjashtoi nga partia

Shqipëria

Basha zbulon bisedën me Berishën pasi e përjashtoi nga partia

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 20:08
Sali Berisha, Lulzim Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha është shprehur se me ish-kryeministrin Sali Berisha nuk kanë komunikuar që nga 9 shtatori, dita kur e përjashtoi këtë të fundit nga grupi parlamentar i PD-së.

Basha zbuloi se me Berishën ka komunikuar vetëm njëherë me mesazhe.

Kjo ka qenë kur Berisha e ka ngushëlluar Bashën për humbjen e babait.

“Kam pasur komunikim me Berishën për herë të fundit në 9 shtator.

Pas kësaj date kam pasur komunikim por jo me zë vetëm me mesazhe për çështje familjare.  Berisha i detyrohet një ndjesë demokratëve jo mua”, tha Basha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat