Masat e ftohta polare do të diktojnë në vendin tonë mot kryesisht të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta te jenë dominante.
Më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat verilindore-juglindore.
Prania e lagështirës në ajër do të bëjë që i ftohti të ndjehet në të gjithë vendin.
Sipas MeteoAlb, parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin shtim të vranësirave si edhe rikthim të reshjeve në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshme në orët e mëngjesit por mesdita sjell rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 14°C.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h serish nga drejtimi Jugor-Juglindor duke gjeneruar ne brigjet detare dallgëzim 4 ballë.