Ish-drejtuesi i Shërbimit Informativ Fatos Klosi foli për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Qerret të Kavajës, ku humbën jetën 4 turistët rusë.
“Monoksidi i karbonit shkakton vdekjet kur flenë në dhomë, kur djegia nuk është e plotë dhe njerëzit flenë në dhomë ka ndodhur. Por kanë qenë një gjumë dhe nuk e kanë kuptuar. Këta katër njerëz kanë qenë duke u larë, duke lëvizur. Diçka do të kishin ndjerë që në çastin kur kanë hyrë. Por megjithatë gjithë problemi është se si është e mundur në një hotel luksoz të ketë monoksid karboni në një pishinë?
Mund të jetë vetëm aksidentale. Ata erdhën nga Maqedonia brenda ditës dhe mund t’i kishin vrarë andej. Nuk mund të bëjnë shërbimet sekretet dhe të mbushin dhomën e pishinës në hotel me monoksid karboni është ngjarja më absurde.
Mund të shihet se nëse është bllokuar , ta vendosin pishinën në të njëjtën kondita si ajo ditë për të kuptuar…por nëse nuk është lëvizur asgjë”, tha Klosi për News24.